2011-04-09 16:17:53

Vatikani organizon takimin e parë me bloggers, me pjesëmarrje të kard. Ravazi e imzot Çelli


Një takim i “bloggerëve” në Vatikan është organizuar pasditen e 2 muajit. Ngjarja, organizohet nga Këshilli Papnor i Kishës dhe i Komunikimeve Shoqërore, e ka si synim promovimin e dialogu ndërmjet bloggers e përfaqësuesve të Kishës, për të ndarë bashkë përvojat e atyre që janë të angazhuar në këtë fushë e për të kuptuar më mirë kërkesat e nevojat e këtyre bashkësive. Takimi do të shërbejë edhe për paraqitjen e disa nismave që Kisha është duke aktivizuar për botën e mediave të reja, si në Romë, si në nivelet lokale të Kishave.
Në dy seancat e parashikuara, relatorë të ndryshëm do të paraqesindisa pika qendrore, për të nisur diskutimin e hapur për të gjithë pjesëmarrësit. Në seancën e parë, pesë bloggers, në gjuhë të ndryshme, do të trajtojnë tema specifike me rëndësi të përgjithshme. Në seancën e dytë, do të dëgjohen dëshmitë e ndryshme të njerëzve që janë të impenjuar në strategjinë e komunikimeve shoqërore të Kishës, duke paraqitur përvojën e punës së tyre me mediat e reja, si dhe nismat për një takim efikas ndërmjet Kishës e botës së bloggerëve. Ndër pjesëmarrësit e këtij takimi do të jenë kardinali Ravazi, president i Këshillit Papnor për Kulturën, imzot Celli, president i Këshillit Papnor për Komunikimet Shoqërore, atë Lombardi, drejtor i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.
E gjatë një konference shtypi, kardinali Ravazi foli pikërisht për takimin e “bloggerëve” në Vatikan, në program për 2 majin e ardhshëm. Mes tjerash kardinali Ravazi pohoi:
“Nuk mund të rrimë dorëjashtë nga një horizont i tillë, sepse, si mund t’i injorosh blog-ët? Sido që të jenë, “bloger” janë subjekte themelore në komunikimin e ri. Ky tip i ri nuk ndryshon vetëm komunikimin, por edhe njerëzit: mënyra e lidhjes me njëri-tjetrin është krejt tjetër, e ndryshme, në krahasim me lidhjen e atyre që, si unë, vijojnë t’i shkruajnë ende letrat me dorë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.