2011-04-08 16:51:56

Forcat e Gedafit drejt Misratës


Forcat e Gedafit po sulmojnë qytetin Misrata, të cilin e kanë rrethuar që 48 ditë. Snajperët që luftojnë përkrah Gedafit, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, kanë qëlluar edhe mbi fëmijë. Mbi numrin e viktimave nuk mund të thuhet ende asgjë, deklaroi në Gjenevë zëdhënësja e organizatës humanitare Unicef, Marixie Mercado. Kombet e Bashkuara kishin shpejguar më parë se në qytetin, që mbahet nga kryengritësit janë vrarë dhe plagosur qindra vetë. Banorëve u ka mbaruar uji, ushqimet dhe ilaçet. Sipas të dhënave të kryengritësve, trupat e Gadafi, kanë filluar nga lindja një ofensivë drejt Misuratës e janë duke avancuar drejt qytetit, ndërsa shumë banorët kanë filluar të ikin. Ndërkohë konfirmohet gabimi i djeshëm i Natos: një sulm ajror ka goditur vendet e rebelëve pranë Ajdabijës duke shkaktuar 4 të vdekur, 14 të plagosur e 6 të zhdukur. Gjithnjë më tepër flitet për një situatë pa rrugëdalje.







All the contents on this site are copyrighted ©.