2011-04-08 18:47:55

Dita ndërkombëtare e Romëve: jo paragjykimeve e diskriminimeve!


U kremtua sot Dita Ndërkombëtare e Romëve, për t’i thënë me forcë ‘jo!’, çdo lloj diskriminimi e përjashtimi të këtij populli. Janë rreth 15 milionë banorë të botës, të përhapur në vende të ndryshme.
Të shumta, nismat për këtë Ditë. Pak ditë më parë, për t’i bërë jehonë ngjarjes, në Romë, Shoqata e gazetarëve të shkollës së Perugjës organizoi një takim me punonjësit e mediave, për të dhënë ndihmesën në informimin pa paragjykime.
Sepse, duhet bërë mirë pyetja: “Si e tregojnë mediat realitetin e Romëve? e “Si e jetojnë të tjerët?’. Duke pasur parasysh se shumë prej të tjerëve i shikojnë Romët si elementë të rrezikshëm. Pikërisht për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, u organziuan tri ditë sensibilizimi, në mbrojtje të Romëve, Sintëve e Kaminatëve, për t’iu kundërvënë çdo forme të urrejtjes racore e për të favorizuar integrimin e këtij populli, të pasur me histori e tradita, adhurues të lirisë e me tipare krejt të ndryshme, nga ato, që mendojnë njerëzit, të cilët shpesh i shikojnë si endacakë të përjetshëm.
“Jo!”, pra, qëndrimeve të padrejta kundër Romëve. Po, hapjes së të gjitha rrugëve para tyre e bijve të tyre, nga shkollat fillore, në universitete e në të gjitha mjediset e realitetit ndërkombëtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.