2011-04-07 18:37:56

Thirrje e Kombeve të Bashkuara për armëpushim në Misratë. Italia e SHBA-ja punojnë për mundësinë e mërgimit të Gedafit


Kombet e Bashkuara kanë kërkuar armëpushim të menjëhershëm në Misuratë për të garantuar asistencën për të plagosurit. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon ka kërkuar “ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të padiskriminuar të forcave ushtarake kundër popullsisë civile”. Ndërsa Sekretari i përgjithshëm për Çështjet humanitare, Valerie Amos, ka njoftuar se situata në terren “është kritike për shumë njerëz që kanë nevojë për ushqim, ujë të pijshëm e ndihmë shëndetësore dhe ilaçe. Mundësia për lënë qytetin – shpjegoi diplomatiku – tashmë është bërë çështje jete apo vdekjeje. Kemi nevojë për një armëpushim të përkohshëm për t’u mundësuar civilëve të strehohen e për t’u sjell njerëzve atë për çka kanë nevojë jetike”.
Nato ka refuzuar kritikat e rebelëve, të cilët akuzojnë se nuk ndihmohen në mënyrë të mjaftueshme e se “lejohet vdekja e popullsisë së Misuratës”, qyteti i vetëm i pjesë perëndimore në duar të forcave antiqeveritare, ku tani lufta kundër objektivave ushtarake të Gedafit është bërë më e vështirë për shkak të përdorimit të njerëzve si mbrojtje. E sot Aleanca atlantika ka vazhduar me sulmet ajrore mbi Tripolin, Misuratën e Brega, ku pesë persona, mes tyre dy revolucionarë, kanë humbur jetën.
E pikërisht mbi Librinë do të mbahet të mërkurën e ardhshme në Doha, në Katar, mbledhja e Grupi të kontaktit.







All the contents on this site are copyrighted ©.