2011-04-07 18:09:47

Nga veprimtaria e Gjon Palit II: Enciklikat


Gjatë papnisë së tij, Gjon Pali II botoi 14 enciklika, 15 nxitje apostolike, 13 kushtetuta apostolike dhe 45 letra apostolike. Shkroi 5 libra: “Të kapërcesh pragun e shpresës (tetor 1994), me Vittorio Messori-n, (përkthyer në gjuhën shqipe); “Dhuratë e mister (nëntor 1996); Triptiku romak – meditime poetike (mars, 2003), Çohuni të shkojmë! (maj 2004) dhe Kujtesë e identitet (shkurt 2005). Gjon Pali i II themeloi Institutin e studimeve për martesën e familjen, që mori emrin e tij dhe dhe institutin “Populorum progressio”, për popujt e Amerikës së Jugut. Themeloi gjithashtu Akademinë Papnore për Jetën dhe Akademinë Papnore për Shkencat Sshoqërore. Vepër e tij është edhe themelimi i Ditës Botërore të të Sëmurëve dhe Ditës Botërore të Rinisë.

Enciklikat:

1. “Redemptor homnis” - Krishti, Shëlbuesi i njeriut (4 mars 1979).
2. “Dives in misericordia” - Mëshira e Hyjit; (30 nëntor 1980).
3. “Laborem exercens” - Mbi punën njerëzore, me rastin e 90 vjetorit të “Rerum Novarum” (14 shtator 1981).
4. “Slavorum Apostoli” – Apostujt e Sllavëve, kushtuar Shenjtorëve vëllezër, Çirili e Metodi (2 qershor 1985).
5. “Dominum et Vivificantem”- Zot e jetëdhënës; kushtuar ndikimit të Shpirtit të Shenjtë mbi jetën e Kishës e të botës (18 maj 1986).
6. “Redemptoris Mater” – “Nëna e Shëlbuesit”, kushtuar së Lumes Virgjër Mari (25 mars 1987).
7. “Sollicitudo rei socialis”, mbi zhvillimin e njeriut dhe të shoqërisë, shkruar me rastin e 20 vjetorit të “Populorum progressio” (30 dhjetor 1987).
8. “Redemptoris missio”, mbi vlerën e përhershme të veprimtarisë misionare (7 dhjetor 1990).
9. “Centesimus annus”, me rastin e 100 vjetorit të “Rerum Novarum” (1 maj 1991)
10. “Veritatis splendor”, mbi mësimin e Kishës rreth disa çështjeve themelore të moralit (6 gusht 1993).
11. “Evangelium vitæ”- Ungjilli i jetës: mbi vlerën dhe paprekshmërinë e jetës së njeriut (25 mars 1995).
12. “Ut unum sint” – “Që të jemi një”: kushtuar dialogut ekumenik, për bashkimin e të krishterëve (25 maj 1995).
13. “Fides et ratio” – Feja e arsyeja: kushtuar lidhjes së ngushtë të fesë me arsyen (14 shtator 1998). Përkthyer shqip, me titullin: “Besimi dhe Arsyeja”, Botimet Pauline, Tiranë, mars 2005.
14. “Ecclesia de Eucharistia”: mbi lidhjen e pazgjidhshme të Eukaristisë me Kishën (17 prill 2003). Përkthyer shqip me titull: “Kisha jeton prej Eukaristisë”.
Të gjitha enciklikat janë përkthyer në latinisht dhe në pesë gjuhë të tjera kryesore të botës: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht. Mund të lexohen edhe në gjuhën polake, kineze, arabe, kroate, portugeze.








All the contents on this site are copyrighted ©.