2011-04-06 17:42:36

Kishat Evropiane shqetësohen për situatën humanitare në Libi


Këshilli Botëror i Kishave, Konferenca e Kishave evropiane dhe Komisioni i Kishave për Emigrantët në Evropë kanë shpreh sot “shqetësimin” e tyre për situatën humanitare në Libi.
Në një deklaratë të përbashkët, tre organizmat e lartpërmendur “vlerësojnë qeveritë dhe agjencitë humanitare për asistencën që u ofrojnë njerëzve që ikin nga konflikti që po zhvilloheti”, por kërkojnë edhe “zgjerimin e mëtejshëm të përgjigjjes humanitare me furnizimin e ndihmave dhe të mbrojtjes së refugjatëve, të punëtorëve të emigruar si dhe të persona tjerë që janë në rrezik”, e në anën tjetër duhet të “intensifikohen përpjekjet edhe për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore e të drejtë për krizën në Libi”. Tre organizmat kërkojnë “mbrojtjen dhe asistencën e atyre që nuk mund të kthehen më në shtëpitë e veta”. Prandaj kërkojnë të “mbahen të hapura kufijtë për t’u mundësuar kështu njerëzve të largohen nga zonat e konfliktit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.