2011-04-06 19:19:52

Gjon Pali II: kardinali Amato flet për sinjale të vazhdueshme hiresh.


“E vënë në plan të parë, Çështja e Lumnimit të Gjon Palit II u ndoq me vëmendje e kujdes të posaçëm në të gjitha procedurat, edhe pse presioni mediatik të nxit të mos e shikosh këtë Çështje, kaq të veçantë, me cektësi, në mënyrë të sipërfaqshme, por në përkimin më të plotë me madhështinë e figurës së të Lumit të ardhshëm”. Janë fjalët e kardinalit Anxhelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, në përfundim të një konference shtypi, gjatë së cilës u paraqit vëllimi i Stefan Kampanelës, “Oboedentia et pax. Historia e vërtetë e një persekutimi të rremë” (Shtëpia Botuese e Vatikanit” dhe “Botimet atë Piu i Pietrelçinës) përmes të të cilit autori vërteton sa i pathemeltë është ‘miti’ i një Gjoni XXIII, parë si persekutues i Atë Piut. Përveç tjerash, kardinali Amato, i pyetur nga gazetarët për lumnimin e afërt të Papës Vojtila (më 1 maj), theksoi se procedura e ndjekur, është pikërisht ajo që përcaktohet në dokumentin e vetë Gjon Palit II, botuar në vitin 1983. Për shenjtërimin do të mjaftonte një mrekulli e vetme. Ndërsa ne - shpjegoi kardinali Amato - vijojmë të marrim nga mbarë bota sinjale për hiret e mëdha, të nxjerra me ndërmjetësinë e Tij. I takon postulacionit – tha në përfundim prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve – t’i shqyrtojë e të shikojë, me ndihmën e mjekëve e të shkencëtarëve, cila mrekulli mund të zgjidhet, për t’iu nënshtruar, pastaj, shqyrtimit juridik..







All the contents on this site are copyrighted ©.