2011-04-05 10:41:53

Më 5 prill shën Vinçenci Ferrer, meshtar domenikan.


Më 5 prill kalendari Kishtar përkujton shën Vinçencin Ferrer, meshtar domenikan.
Vinçenci lindi në Valencia të Spanjës. Në moshën 17 vjeçare hyri në kuvendin e Etërve Dominikanë në qytetin e lindjes. Në vitin 1389, për arsye të përgatitjes së tij të jashtëzakonshme doktrinore dhe të aftësisë së rrallë për t’ua përçuar të vërtetat e fesë si njerëzve të ditur, po ashtu edhe popullit të thjeshtë, urdhri i tij rregulltar domenikan e ngarkoi me detyrën e “predikatarit të përgjithshëm”.
Kur në Koncilin Kishtar të Kostancës u zgjodh Papë Martini V, tek Vinçenci u dërguan lajmëtarët e Koncilit për t’ia njoftuar emërimin, siç bëhej me mbretërit, dhe për ta falënderuar për gjithçka që kishte bërë lidhur me ribashkimin e Kishës. Vinçenci vijoi qetësisht misionin ungjillëzues, duke arritur deri në Normandi. I mbylli ditët e jetës së tij tokësore në Vanes, më 5 prill të vitit 1519.
“Pini ujin e Shën Vinçencit”! – thuhet edhe sot e kësaj dite në Spanjë, kur është fjala për të heshtur! Kjo shprehje na kujton këshillin që i dha rregulltari dominikan një gruaje, e cila e pati pyetur shën Vinçencin se ç’duhet të bënte për të shkuar mirë me bashkëshortin. “Merre këtë shishe të vogël uji – e këshilloi shën Vinçenci – e kur yt shot të kthehet nga puna, pije një pikë uji e mundohu ta mbash në gojë sa më shumë që të jetë e mundur”.
Ishte e vetmja mënyrë për t’ia mbyllur gruas gojën, nga e cila i vinte e dilte gjithë e keqja! Kështu, duke mos mundur të përgjigje, në shtëpinë e saj u rivendos paqja e pajtimi.







All the contents on this site are copyrighted ©.