2011-04-05 17:30:43

Japonia derdh në det 11 mijë ton ujë radioaktiv


(05.04.2011 RV)Në centralin bërthamor të Fukushimës në Japoni, vazhdojnë përpjekjet për të ndaluar daljen e radioaktivitetit. Ndërmarrja Tepko, që administron impiantin, deklaroi sot se ka derdhur 11.500 ton ujë radioaktiv në det, për t’i hapur vend një sasie tjetër uji të ndotur. Në det, prania e jodit radioaktiv është 7 milion e gjysëm herë më i lartë se niveli i lejuar. Firma premtoi se do t’i japë dëmshpërblim popullsisë së zonës. Peshq të ndotur me radioaktivitet u gjetën edhe në jug të Japonisë, larg centralit të Fukushimës, lajm që e shtyu për herë të parë qeverinë e Tokios, të mendojë për një kufizim të konsumit të produkteve detare.







All the contents on this site are copyrighted ©.