2011-04-05 13:29:21

Bregu i Fildishtë: OKB-ja bombardon rezidencën e presidentit Gbagbo. Ban Ki-Moon: “kemi ndërhyrë për mbrojtjen e civilëve”


Në Bregun e Fidishtë situata vazhdon të jetë e tensionuar, kriza përkeqësohet e vendi gjendet para një kthese vendimtare. OKB-ja bombardon rezidencën e presidentit Gbagbo, i cili refuzon ta lëshon pushtetin. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të bashkuara, Ban Ki-Moon, dje dha urdhrin e sulmeve ajrore ushtarake në Bregun e Fildishtë Forcat, e deklaroi: “kemi ndërhyrë për mbrojtjen e civilëve”. Objektivi është neutralizimi i armëve të rënda, që forcat besnike të presidentit që Gbagbo, përdorin kundër popullsisë civile.
E sot në Abixhian, kryeqyteti ekonomik i Vendit, janë dëgjuar përsëri shpërthime të shkaktuara nga armë të rënda. Ndërsa nga SHBA-së, presidenti Obama ka ftuar Gbagbo të largohen nga pushteti për t’i lëshuar vendin presidentit të ri të zgjedhur Alassane Ouattara, trupat e të cilit ditëve të fundit kanë kushtuar qytetet kryesore të Bregut të Fildishtë. E pikërisht trupat e presidentit të ri po përgatiten për sulmin përfundimtar mbi Abixhanin, kundër trupave të presidentit Laurent Gbagbo, që e ka përfunduar detyrën por refuzon të largohet nga pushteti.
Kombet e Bashkuara i nxisin autoritetet përkatëse për të bërë edhe hetime rreth masakrës së Duekoue, gjatë së cilës u mbytën mizorisht më se 170 vetë . E, ndërkaq, rriten polemikat për praninë franceze në vend. Misioni i Parisit, sipas zëdhënësit të presidentit Gbagbo – sillet si të ishte ushtri pushtuese.
Folëm me Massimo Nava-n, editorialist i gazetës italiane ‘Corriere della Sera” e njohës i thellë i politikës së jashtme të Parisit. Ta dëgjojmë:

Përgjigje: - Duhet nënvizuar absolutisht se Franca vepron me mandatin e OKB-së, prej këndej, nuk është fare forcë pushtuese: i vuri në dispozicion ushtarët e vet, nga njëra anë për të mbrojtur një shumicë civilësh francezë, që veprojnë prej vitesh në Bregun e Fildishtë, një nga partnerët kryesorë të Francës; e nga ana tjetër, posaçërisht për të siguruar ligjshmërinë e procesit demokratik, pas zgjedhjeve të nëntorit të kaluar dhe fitores, së njohur ndërkombëtarisht nga vëzhguesit, të Ouattarës, të cilin, në këtë pikë, nuk mund ta quajmë më president. Kam lexuar disa deklarata të ndjekësve të Gbagbos, të cilët e akuzojnë Francën si shkaktare të mundshme të një Ruande të re: mua më duket se është krejtësisht e kundërta.

Pyetje: - Disa vëzhgues thonë se edhe Afrika është skena, në të cilën luhet rizgjedhja e presidentit francez Sarkozì…

Përgjigje: - Nga njëra anë, si ndodh shpesh në këto raste, besoj se elementi elektoral dhe elementi i opinionit publik, lidhur me ambiciet e një lideri, janë në logjikën e gjërave. Por më duket krejt e tepërt të mendosh se mund të sulmohet ushtarakisht Libia ose Bregu i Fildishtë thjesht për t’u rizgjedhur në postin e presidentit. Kjo e kalon çdo cak. Është e qartë se Franca, me presidentin Sarkozì, e ka nisur qëkur, e jo sot, rishkimin e politikës së vet të jashtme në Kontinentin Afrikan, edhe me strategji e interesa të natyrës ekonomike e tregtare, por edhe duke inkurajuar proceset e demokratizimit si dhe proceset e ndërrrimit të klasave drejtuese.







All the contents on this site are copyrighted ©.