Obama rikandidohet, fillon fushata për zgjedhjet e vitit 2011
Presidenti amerikan, Barak Obama, njoftoi se do të kandidohet për një mandat të dytë
presidencial në vitin 2012. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi video prej
2 minuta e 10 sekonda në faqen e internetit të Obamës, me titullin “It Begins With
Us”. Në mesazhin drejtuar mbështetësve të tij, Obama i bënë thirrje elektoratit për
mobilizim, në mënyrë që të mbrohet ndryshimi, që ai solli gjatë mandatit të tij të
parë. Ekspertët thonë se Obama do të jetë në gjendje të grumbullojë një fond të paprecedent,
prej 1 miliardë dollarësh për fushatën e ardhshme.