2011-04-04 15:51:53

Konferencë Shtypi kushtuar përgatitjes së programeve për Lumnimin e Gjon Palit II.


(04.04.2011 RV)Nesër, në orën 11. 30, pranë Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, do të mbahet një konferencë shtypi. I kushtohet përgatitjes së programeve për Lumnimin e Gjon Palit II. Gjatë konferencës do të flasin kardinali Agostino Valini, mëkëmbës i përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për dioqezën e Romës, Atë Federiko Lombardi, Drejtor i Radio Vatikanit, i Qendrës Televizive të Vatikanit dhe i Sallës së Shtypit të Vatikanit si dhe autoritete të tjera kishtare.
Kujtojmë se Lumnimi i Gjon Palit II do të kremtohet të dielën, më 1 maj 2011 dhe do të ketë pesë kremtime kryesore:
Kremtimi i parë, organizuar nga dioqeza e Romës, që e kishte Papën Vojtila ipeshkëv, do të jetë nata përgatitore e lutjes, më 30 prill, në Cirkun romak Massimo. Kremtimin do ta kryesojë kardinali Agostino Valini, Mëkëmbës i përgjithshëm i Shenjtërisë së Tij për dioqezën e Romës. Benedikti XVI do të lidhet përmes videos.
Kremtimi i dytë, të dielën, më 1 maj, do të fillojë në orën 10.00 në Sheshin e Shën Pjetrit e do të kryesohet nga Ati i Shenjtë është fare pa biletë, nën kontrollin e Forcave të rendit.
Kremtimi i tretë, nderimi i relikeve të të Lumit të ri nga ana e besimtarëve do të fillojë që më 1 maj, menjëherë pas kremtimit të lumnimit e do të vijojë deri sa të gjunjëzohet besimtari i fundmë. Reliket e të Lumit do të ekspozohen për nderim në bazilikën e Shën Pjetrit, para Elterit të Rrëfimit.
Kremtimi i katërt, do të jetë Mesha e falënderimit, programuar për të hënën, 2 maj, në orën 10.30, në Sheshin e Shën Pjetrit. Do të kryesohet nga kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së Tij.
Së fundi, trupi i të Lumit të ri do të vendoset, në formë private, në Bazilikën e Vatikanit, pranë kapelës së Shën Sebastianit. Hollësirat e të gjitha kremtimeve do të njoftohen në kohën e duhur nga zyrat përkatëse.







All the contents on this site are copyrighted ©.