Dita ndërkombëtare kundër minave: thirrje e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.
Një thirrje drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për të favorizuar çminimin sepse ky
aksion “shpëton jetën e njerëzve dhe përbënë një burim të rëndësishëm punësimi, duke
i shndërruar zonat dhe tokat minuara, e këndej të rrezikshme, në toka prodhuese”.
Ky është mesazhi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, me rastin e
“Ditës ndërkombëtare për sensibilizimin mbi minat dhe asistencën për të vepruar kundër
minave”, që sot u shënua në mbarë botën. Sekretari i përgjithshëm bënë bilancin
e aktivitetit të Kombeve të Bashkuara në këtë fushë e mes tjerash pohon: “Me qindra
mijëra njerëz kanë marrë edukimin e duhur mbi rreziqet që lidhën me minat”, e shton
se vetëm në Afganistan, “14.400 njerëz janë angazhuar në shkatërrimin e mëse një milion
armëve shpërthyese që kanë mbetur të shpërndara nëpër fusha”. Për ti arritur “Synimet
e zhvillimit të Mileniumit”, pohon Ban Ki-Moon, “agjencitë e zhvillimit të OKB-së
po bëjnë përpjekjet për ti lidhur nismat dhe veprimet kundër minave me plane më të
gjëra të zhvillimit, në mënyrë që të promovohet prodhimi i bujqësisë, të përforcohen
strukturat, të përmirësohet sistemi i ujit dhe formimi e furnizimi në shërbimet shëndetësore”.
Financimet për këto projekte janë të pamjaftueshme. “Për vitin 2011 financat që
janë siguruar për projekte, mund të realizojnë vetëm një të katërtën e tyre, ndërsa
për realizimin e përgjithshëm, duhen ende edhe 376 milionë dollarë tjerë”. Kjo është
një shumë e rëndësishme dhe e madhe, shtoi Ban Ki-Moon, por ajo është tejkaluar shumëfishë
nga rezultatet e arritura, siç është eliminimi i rrezikut të shpërthimeve të minave,
krijimi i vetëdijesimit tek njerëzit dhe asistenca e atyre që kanë mbijetuar nga shpërthimi
i minave. Në përfundim, sekretari i përgjithshëm i OKB-së falënderon Vendet që
kanë kontribuar në nismën ndërkombëtare kundër minave dhe përgëzoi posaçërisht “156
Shtetet që bëjnë pjesë në Konventën (Marrëveshjen) për ndalimin e prodhimit të minave,
me 55 Shtetet që kanë ratifikuar Marrëveshjen mbi bombat, dhe me 99 Shtetet që kanë
ratifikuar Marrëveshjen për të drejtat e njerëzve me të meta fizike”, duke uruar për
një aderim universal në këto traktate të rëndësishme të të gjitha vendeve të botës.