2011-04-02 13:17:54

Takim kushtuar 50-vjetorit të Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve.


Të enjten, në Venedik, Instituti i Studimeve Ekumenike i Shën Bernardit, organizoi takimin me temë: “Pesëdhjetë vjetët e para të Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve”. Sipas njoftimit të agjensisë Sir, takimi nisi me fjalën e hapjes, mbajtur nga kryetari, atë Robert Gjiraldo. Pas tij, Rikard Burigana, pedagog pranë Institutit të Studimeve Ekumenike, trajtoi temën “Mbi ushtrimin e taktit e të durimit”. Kardinali Kurt Koch, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve, foli kryesisht për ekumenizmin, duke bërë bilancin e 50 vjetëve, me vështrim drejtuar nga perspektiva. Ioan Sauka, drejtor i Institutit Ekumenik të Bossey-t pranë Këshillit Ekumenik të Kishave, u përqendrua tek tema “Vatikani e Bossey: 40 vjet marrëveshje e bashkëpunim në formimin ekumenik”.







All the contents on this site are copyrighted ©.