2011-04-01 18:51:52

Sot u përkujtuan Shën Venanci e shokët, martirë në Dalmaci e në Istria.


(01.04.2011 RV)Shenjtorët u persekutuan në kohët e para të krishterimit e lanë pas, si dëshmi të martirizmit, vetëm emrat e tyre, që nderohen atje, ku e dëshmuan Krishtin duke derdhur gjakun. Prandaj dimë pak e aspak për jetën e për dëshminë e tyre. Duhet të kenë qenë ndërmjet ungjillëzuesve të parë të Dalmacisë e të Istries si dhe themelues të Kishës së vendit, me që njëri prej tyre njihet si ipeshkëv.
Martiriologu romak i kujton kështu: “Kremtojmë sot festën e shenjtorëve martirë Venanci, ipeshkëv, dhe shokët e tij të Dalmacisë e të Istries: Anastasi, Mauri, Paoliniani, Teli, Asteri, Septimi, Antiokiani e Gajani, të cilët Kisha i nderon me lavdërim të njëzëshëm.









All the contents on this site are copyrighted ©.