2011-04-01 18:49:12

Përleshje e viktima në Siri


(01.04.2011 RV)Së paku 10 vetë kanë humbur jetën në Deraa, në jug të Sirisë, gjatë ndeshjeve, që shpërthyen pas lutjes islamike të mesditës, ndërmjet manifestuesve antiqeveritarë dhe forcave të rendit. Lajmi jepet nga një aktivist i opozitës së presidentit Bashar al-Asad, i cili saktësoi edhe se dy persona të tjerë janë vrarë në Douma, nga plumbat e snajperëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.