2011-04-01 18:47:33

Komunikatë e përbashkët e Kryerabinatit të Izraelit dhe Selisë së Shenjtë


(01.04.2011 RV)Komisioni dypalësh i delegacionit të Kryerabinatit të Izraelit dhe i Selisë së Shenjtë për marrëdhëniet fetare me hebraizmin, u mblodh këto ditë në Jeruzalem për të trajtuar temën, shqetësuese për të dyja palët, të sfidave që duhet të përballojnë liderët fetarë në botën e shekullarizuar. Në një komunikatë të përbashkët, të dy delegacionet – udhëhequr nga kryerabini Shear Yashuv Cohen dhe nga kardinali Jorge Maria Mejia – nënvizohet rëndësia e dëshmisë së përbashkët për t’iu kundërvënë ideologjisë nihiliste, për t’u kthyer shpresën e për t’u siguruar udhëheqjen shpirtërore kohëve tona, që venë në dyshim gjithçka, për të mos thënë, duan të mohojnë gjithçka. Në Komunikatë, organizmi uron edhe që të zgjidhen sa më shpejt çështjet, që janë objekt i bisedimeve ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Izraelit e të ratifikohen menjëherë marrëveshjet, në dobi të të dyja bashkësive.







All the contents on this site are copyrighted ©.