2011-04-01 18:47:10

Ditë vendimtare për Bregun e Fildishtë


Ditë vendimtare për luftën civile, që po përflak Bregun e Fildishtë. Trupat e Ouatrës, i cili konsiderohet fitimtari i ligjshëm i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të kaluar, pasi morën në dorë kryeqytetin Jamosukro, hynë në Abigjan, vatra ekonomike e vendit. Ndeshjet kanë shkaktuar viktima edhe në gjirin e personelit të OKB-së, që po përpiqet të vendoset ndërmjet palëve për të shmangur gjakderdhjen. Si do të jetë e ardhmja e Bregut të Fildishtë, pavarësisht nga rezultatet e betejës së sotme? Të dëgjojmë opinionin e profesoreshës së historisë afrikane në Universitetin e Torinos, Ana Bono:
Do të jetë një Breg i Fildishtë, që del nga kriza në mënyrë të paqartë e jo përfundimtare. Faktikisht, vendi është ndarë më dysh, sidomos përsa i përket etnisë dhe fesë: në veri kemi popullsi islamike, në jug, të krishtera. Një nga ndryshimet rrënjësore, që duket se do të ndodhë tashmë, është se për herë të parë, do të mbizotërojë pjesa islamike e popullsisë, me një president mysliman si Ouatra.







All the contents on this site are copyrighted ©.