2011-03-31 16:21:25

Portugalia bëhet vendi i pestë në botë për rrezikshmërinë e investimeve


(31.03.2011 RV)Portugalia edhe më në rrezik për falimentim nga rritja e borxhit publik. Sigurimet, që duhen paguar për ta mbuluar, kanë arritur kuotën e 579 pikëve.
Vërtet, për të siguruar 10 milion euro të investuara në tituj portugezë, duhet paguar një sigurim prej 579 mijë eurosh. Portugalia është bërë kështu vendi i pestë në botë përsa i përket rrezikshmërisë financiare. Vendin e parë e zë Venezuela, me 1060 pikë, pastaj Greqia, me 1006 pikë, Irlanda, me 633 pikë dhe Argjentina, me 606 pikë. Duhet vënë në dukje se ndër pesë vendet e para, tre janë nga zona e euros, gjë që dëshmon për krizën aktuale të monedhës evropiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.