2011-03-30 18:01:33

Thirrje e Papës për paqe në Bregun e Fildishtë, ku numërohen qindra të vdekur e mijëra refugjatë.


(30.03.2011 RV)Sot, gjatë audiencës së përgjithshme, Papa bëri thirrje për Bregun e Fildishtë, tronditur nga një luftë gjakatare civile e cila, që nga nëntori i kaluar, ka shkaktuar vdekjen e më se 500 vetëve dhe shpërnguljen e një milion banorëve të vendit afrikan:RealAudioMP3
“Depuis longtemps, ma pensée va souvent aux populations….”
Ati i Shenjtë pohoi se prej shumë kohe mendimi i tij shkon vazhdimisht tek popullsitë e Bregut të Fildishtë, të tronditura rëndë nga luftërat e brendshme e nga tensionet e forta shoqërore e politike. Papa u shpreh afërsinë e tij të gjithë atyre, që kanë humbur të dashurit e vijojnë të vuajnë nën thundrën e përdhunës. Bëri, prandaj, një thirrje të fuqishme që të rifillojë sa më shpejt procesi i dialogut konstruktiv, për të mirën e përbashkët:
“L’opposition dramatique rend plus urgent…”
Ndeshja dramatike - nëvizoi Ati i Shenjtë - e bën edhe më urgjent rikthimin e frymës së respektit e të bashkëjetesës paqësore. Nuk duhet kursyer asnjë përpjekje në këtë drejtim. Papa njoftoi edhe se do të dërgojë në këtë vend fisnik, kardinalin Peter Turkson Kodvo, kryetar i Këshillit Papnor të Drejtësisë e të Paqes, për t’u shprehur solidaritetin e tij e të Kishës universale, viktimave të konfliktit si dhe për t’i inkurajuar njerëzit që të punojnë për pajtimin e paqen.







All the contents on this site are copyrighted ©.