2011-03-29 15:47:25

Presidenti sirian pranon dorëheqjen e qeverisë


(29.03.2011 RV)Presidenti sirian Bashar al-Asad pranoi sot dorëheqjen e qeverisë, por i besoi kryeministrit al-Utri detyrën e kryesimit të saj, derisa të caktohet e reja. Gjithsesi, opozitorët nuk u besojnë premtimeve për reforma e vazhdojnë mobilizimin në qytetet kryesore të vendit për të vijuar me protestat. Fjalimi i presidentit pritet për nesër.








All the contents on this site are copyrighted ©.