2011-03-29 15:42:57

Kryepeshkopi Krizostomos II: katolikë e ortodoksë, gjithnjë e më pranë


(29.03.2011 RV)Pas takimit të djeshëm me Papën, vazhdon në Vatikan vizita e kryepeshkopit Krizostomos II, primat i Kishës ortodokse të Qipros. Në program, biseda me prefektin e Kongregatës për Kishat Lindore, kardinal Leonardo Sandri, me kreun e Këshillit Papnor të Kulturës, kardinal Xhanfranko Ravazi dhe me kryetarin e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinal Zhan-Lui Turan. Në mikrofonin tonë, vetë kryepeshkopi Krizostomos II na flet për rolin e Qipros në Lindjen e Mesme dhe për dialogun ndërmjet katolikëve e ortodoksëve:RealAudioMP3
Qipro ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet e Lindjes së Mesme, si edhe me Evropën. Në fakt, Qipro është anëtare e Bashkimit Evropian. Për shkak të pozicionit dhe të rolit të rëndësishëm gjeopolitik, Qipro mund të japë një kontribut të madh në zgjidhjen e problemeve të Lindjes së Mesme e në mbrojtjen e botës së krishterë të rajonit.
Si e vlerësoni nivelin aktual të dialogut ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve?
Mendoj se dialogu po na afron gjithnjë e më tepër: ne e kemi për detyrë ta vazhdojmë së bashku rrugën e dialogut, që është rruga e së ardhmes. Nuk duhet të lodhemi nga konfrontimi pozitiv e duhet të punojmë së bashku për të zgjidhur problemet, që ekzistojnë akoma. Duhet të arrijmë bashkimin.








All the contents on this site are copyrighted ©.