Në Siri, forcat e sigurisë qëllojnë kundër manifestuesve
(28.03.2011 RV)Të kthehemi në gjendjen në vendet arabe. Në Siri, forcat e sigurisë
hapën sot zjarr kundër qindra manifestuesve, që protestonin në qytetin jugor të Daraa-së.
Demonstruesit kërkonin shfuqizimin e ligjit të emergjencës, i cili zbatohet që nga
viti 1963. Pritet fjalimi i presidentit Asad, pas ditësh proteste, që shkaktuan së
paku 12 të vdekur.