2011-03-28 18:24:54

Faqja e sotme e kalendarit na kujton Shën Shtjefnin Harding, abat.


(28.03.2011 RV)Historia e jetës së Shtjefnit Harding na çon në zanafillën e Urdhërit murgar të Çisterçensëve, ndërmjet fundit të shekullit XI e fillimit të atij XII. Ky murg anglez, me origjinë nga Shelburni, ishte pranë Shën Robertit të Molesmes dhe Alberikut më 1098, kur themeluan manastirin e ri të Sitò-së në Burgonjë. Parimi frymëzues i kësaj bashkësie të re ishte vullneti për të rivendosur respektimin e Rregullës benediktine, në tërësinë e saj. E po ai do të priste këtu Shën Bernardin, figurë karizmatike, që dha një ndihmesë të jashtëzakonshme në lulëzimin e Urdhërit të ri murgar. Kujtojmë se nën udhëheqjen e Shtjefnit Harding nga manastiri i Sito-së, lindën 12 kuvende të reja. Shtjefini, vdekur më 1134, u shpall Shenjt më 1623.
Kujtojmë se Shtjefën, fjalë me prejardhje nga greqishtja, do të thotë “i kurorëzuar”.
Shenjti kujtohet nga Martiriologu Romak me këto fjalë: “Shën Shtjefni Harding, abat jetoi në Sitò të Burgundisë, Franca e sotme. Arriti në Molesme së bashku me murgjër të tjerë, të cilët e bënë këtë kuvend të njohur në të gjithë botën katolike, duke themeluar edhe lëvizjen e vëllezërve laikë e duke përbujtur Bernardin e famshëm, me 30 shokët e tij. Shtjefni themeloi dymbëdhjetë manastire, të cilat i lidhi ngushtë ndërmjet tyre me “Kartën e dashurisë së krishterë”, në mënyrë që ndërmjet murgjërve të mos kishte pakënaqësi e grindje, por të gjithë të jetonin së bashku me dashuri, nën të njëjtën Rregull e sipas të njëjtave zakone.








All the contents on this site are copyrighted ©.