2011-03-25 17:45:52

Tërmeti në Japoni e në Mianmar


(25.03.2011 RV)Pas Japonisë, dje, tërmeti goditi edhe ish-Birmaninë, në kufirin ndërmjet Tajlandës dhe Laosit. Lëkundja e tokës në Mianmar qe prej 6,8 ballësh të shkallës Rihter. Bilanci, akoma i përkohshëm, flet për së paku 75 viktima. Ndërkaq, në Japoni rritet rreziku nga radioaktiviteti, pas dëmeve, që u zbuluan sot në reaktorin numër 3 të centralit bërthamor të Fukushimës.







All the contents on this site are copyrighted ©.