2011-03-25 17:45:32

NATO merr komandën e operacioneve në Libi. Në fermentim, diplomacia.


(25.03.2011 RV)NATO-ja merr në dorë komandën e të gjitha operacioneve ushtarake në Libi. Lajmi u dha në kuadrin e përpjekjeve të ethshme diplomatike pwr tw dalw nga situata e krijuar. Nw Adis Abeba, nw një takim ndërmjet Bashkimit Afrikan dhe regjimit të Muhamar Gedafit, u fol për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve në vend. Ministri i jashtëm britanik, Uiliam Hagë kërkoi që trupat e Tripolit të tërhiqen nga të gjitha qytetet e rrethuara, si për shembull, Misrata, përndryshe armëpushimi i shpallur nga qeveria nuk do të konsiderohet i besueshëm. Mungonin përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, pasi kryengritësit janë shprehur se nuk kanë ndërmend të dialogojnë me kolonelin. Sipas rebelëve, që nga 17 shkurti, datë e fillimit të revolucionit libian, kanë humbur jetën 8-10 mijë vetë. Gjithashtu, njoftojnë se në Axhedabija vazhdojnë bombardimet. Nga ana tjetër, regjimi bën të ditur se sulmet e djeshme ajrore të koalicionit perëndimor në Taxhura, kanë shkaktuar 15 viktima. Atmosferë e ndryshme ndihet në Bengazi, ku edhe imami i qytetit të kryengritësve deklaroi se bombardimet e koalicionit bëhen për të mbrojtur civilët nga raprezaljet e Gedafit dhe se janë kërkuar nga opozita.
Nga Brukseli, ku u mblodh Këshilli Evropian, presidenti francez Nikolas Sarkozì deklaroi se Parisi dhe Londra po bëjnë gati propozimin për një “zgjidhje diplomatike e politike” të gjendjes në Libi.







All the contents on this site are copyrighted ©.