2011-03-25 17:46:03

Brukseli ndjek gjendjen në Portugali


(25.03.2011 RV)Bashkimi Evropian i nxit shtetet anëtare të kryejnë manovra për të ekuilibruar defiçitin buxhetor, i cili e ka kapërcyer pragun prej 0,5% të Prodhimit të Brendshëm Brut, vendosur nga Brukseli. Ndërkaq, vëmendja përqendrohet tek Portugalia. Sot, u ndalën trenat, në kuadrin e javës së grevave të sektorit të transportit, kundër shkurtimit të fondeve, vendosur nga qeveria e kryeministrit Sokrates, i cili ka dhënë dorëheqjen. Pavarësisht nga vështirësitë që po kalon Lisbona në këtë çast, Bashkimi Evropian nuk do t’i hapë rubinetat e fondit për shpëtimin e shteteve anëtare nga falimentimi. Të paktën, tani për tani.







All the contents on this site are copyrighted ©.