2011-03-24 18:59:19

Trupat e Gedafit pushtojnë Misuratën. Avionët Francezë rrëzojnë një avion të Libisë.


Në ditën e gjashtë të operacione Odissey Dawn në Libi, luftimet vazhdojnë. Koalicioni ndërkombëtar, që ka bërë të ditur se ka shkatërruar aviacionit ushtarak të Gedafit, ka ndërmarrë inkursione të reja ajrore. Një avion libian që fluturonte në hapësirën no-flay zone është goditur e rrëzuar nga një jet francez, njofton tv Abc. Ndër objektivat e goditura është kazerma në hyrje të Tripolit dhe rezidenca e liderit Gedafi në Ajdabija, 18 janë viktimat. Në të njëjtën zonë, janë sulmuar edhe trupat tokësore, besnike të Gedafit, por edhe përkundër inkursioneve ajrore të koalicionit, trupat e forcave qeveritare nuk ndalin sulmet e tyre në terren. Në kështjellat e rebelëve bllokohen furnizimet përmes tokës e detit: mungon uji e ushqimi.
28 Vendet e Natos vazhdojnë të jenë të ndarë mbi rolin e Aleancës Atlantike në koalicionin ndërkombëtar.







All the contents on this site are copyrighted ©.