2011-03-24 19:07:22

Libi: asnjë marrëveshje për komandën e Natos


Ndërsa në Bruksel mblidhen krerët e Shteteve e Qeverive të BE-së, asnjë marrëveshje mbi komandën e Natos në Libi.
Akoma asnjë marrëveshje mbi komandën e koalicionit ndërkombëtar ushtarak në Libi në mbledhjen e 28 ambasadorëve të Vendeve të Natos në Bruksel, ku sot është në zhvillim një takim i ri i Këshillit Atlantik, e mbesin ende pa zgjidhur çështjet mbi marrëdhënien mes sigurisë së respektimit të zonës ndalim-fluturimit në qiejt e Libisë dhe operacioneve ushtarake për mbrojtjen e civilëve e zgjerimin e misionit. Po kjo duket se nuk e shqetëson Parisin: “Sulmet ajrore do të vazhdojnë, do të godasim mjetet ushtarake e asgjë tjetër”, ka njoftuar sot paradite ministri i Jashtëm, Juppé. Kancellarja Merkel, ka kërkuar embargo të plotë të naftës kundër Libisë, përveç reduktimit të tregtisë me Vendin.
Nata e pestë e sulmeve ajrore e koalicionit në Libi duket se ka lënë pa dëmtuar pika kryesore të ushtarëve të Gedafit. Artileria e kolonelit ka luftuar kundër Misuratës, qyteti i tretë i Libisë për madhësi, duke marrë në shënjestër mes objektivave tjerë, edhe spitalin e qytetit. Ata që shkaktojnë vdekje e terror në qytet janë snajperistët, që kanë shkaktuar 16 të vdekur ndër civilë.







All the contents on this site are copyrighted ©.