2011-03-24 19:11:50

24 Mars 1999, NATO filloi bombardimin kundër Jugosllavisë


Më 24 mars 1999, NATO filloi sulmet ajrore kundër Jugosllavisë me bombardimin e pozicioneve ushtarake serbe në Kosovë. Ofensiva e NATO-s erdhi në përgjigje të një vale të re të spastrimit etnik të lançuar nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës më 20 mars. E Kosova kujtoi sot 12 vjetorin e ndërhyrjeve të NATO-së që shënuan edhe fillimin e përfundimit të agonisë së shqiptarëve të Kosovës nën regjimin e Serbisë së Millosheviqit.
Përveç pozicioneve ushtarake serbe, fushata ajrore e NATO-s vuri nën shënjestër edhe godinat qeveritare në Serbi si dhe infrastrukturën e vendit, me synim destabilizimin e regjimit të Milosheviçit. Ndërkohë ofensiva serbe në Kosove përzuri nga vendi dhjetëra qindra mijëra shqiptarë të Kosovës në drejtim të fqinjëve, Shqipëri, Maqedoni e Mali i Zi. Shumë nga këta refugjatë u dërguan në SHBA e në vende të tjera të NATO-s. Më 10 qershor, bombardimet e NATO-s përfunduan, kur Serbia ra dakord për një marrëveshje paqeje, për tërheqjen e trupave të saj nga Kosova dhe zëvendësimin e tyre me trupat paqeruajtëse të NATO-s.
Më 12 qershor, forcat e NATO-s hynë në Kosovë nga Maqedonia. Në të njëjtën ditë, forcat ruse arritën në kryeqytetin Prishtinë duke e shtrënguar NATO-n të pranonte një okupim të përbashkët.








All the contents on this site are copyrighted ©.