2011-03-23 17:57:03

Bomba në Jeruzalem: vdes një grua, mëse 30 të plagosur


(23.03.2011 RV)Frika nga terrorizmi u kthye sot në Jeruzalem, pas shpërthimit të një bombe në ndalesën e një autobusi, pranë qendrës së kongreseve. Një grua vdiq nga plagët e marra, e rreth 30 të tjerë janë në spital, disa rëndë. Bomba ishte lënë në një çantë pranë ndalesës.
“Atentat që hapi plagë të vjetra. Të shpresojmë se do të mbetet gjest i izoluar”, komentuan nunci apostolik në Izrael, imzot Antonio Franko dhe Rojtari i Tokës Shenjte, atë Pierbatista Picabala. Duke dënuar ekstremizmin pa perspektivë, të dy theksuan se sulmi i sotëm mund të jetë pasojë e një sërë faktesh të kohëve të fundit, si bombardimi i Gazës nga ana e izraelitëve, rifillimi i ndërtimeve në Çisjordani etj. Është krijuar një rreth vicioz.







All the contents on this site are copyrighted ©.