2011-03-22 13:54:16

Filluan punimet e sinodit për zgjedhjen e primatit të ri katolik të Ukrainës.


U hapën dje, në Leopoli të Ukrainës, punimet e sinodit të ipeshkvijve të Kishës greko-katolike (Ugcc), gjatë të cilave do të zgjidhet primati i ri, që do të jetë edhe kryeipeshkvi i Kievit. Do të zërë vendin e kardinalit Lubomir Husar, pas dorëheqjes së tij për shkak të arritjes së moshës së pensionit.
Në këtë sinod, të cilin do ta kryesojë, deri më 24 mars, administratori i Kishës greko-katolike të Ukrainës, ipeshkvi Ihor Vozniak, marrin pjesë 45 ipeshkvij, ardhur edhe nga Amerika, Evropa e Oqeania. Do të qëndrojnë në Leopoli deri në konfirmimin e zgjedhjes nga ana e Benediktit XVI dhe në shpalljen zyrtare të kryeipeshkvit të ri, që do të kremtohet të dielën, më 27 mars, në katedralen e Krishtit të ngjallur, në Kiev.
Organizëm ligjor i Kishës, i përbërë nga ipeshkvijtë, sinodi, sipas normave, mblidhet një herë në vit. Gjatë takimit vjetor, merr vendime për politikën e brendshme të Kishës, për problemet baritore, ekumenike dhe edukative. Greko-katolikët e Ukrainës, rreth 6 milionë e gjysëm besimtarë, jetojnë kryesisht në vendin e tyre, por nuk mungojnë edhe mërgimtarët, në vise të ndryshme të botës.








All the contents on this site are copyrighted ©.