2011-03-21 07:26:55

Sulmet ajrore në Libi, Benedikti XVI gjatë Engjëllit të Tënzot kërkon siguri për popullsinë dhe arritjen e ndihmave humanitare.


Përgjegjësit e qeverive dhe të forcave të armatosura ta kenë për zemër “sigurinë” e civilëve në Libi dhe t’u sigurojnë atyre ndihmat humanitare. Këto janë dy aspekte që, gjatë Lutjes së Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Benedikti XVi kërkoi bashkësisë ndërkombëtare, pasi që koalicioni i formuar në bazë të rezolutës 1973 të OKB-së ka nisur sulmet e saj kundër liderit të Shtetit të Libisë, me bombardimet e para ajrodetare. Papa kërkoi rivendosjen e marrëveshjes në Libi e në mbarë rajonin e Afrikës Veriore.







All the contents on this site are copyrighted ©.