2011-03-21 15:59:07

Papa priti ipeshkvijtë e Indisë. Kard. Gracias: India të jetë shembull i laicitetit që respekton lirinë fetare.


Papa Benedikti XVI priti sot paradite në Vatikan, grupin e parë të ipeshkvijve të Konferencës ipeshkvnore të Indisë me rastin e vizitës së tyre ‘ad Limina Apostolorum’ pranë Kuries Romake. Të krishterët e Vendit të madh aziatik përfaqësojnë 2,3 për qind të popullsisë, do të thotë 25 milionë besimtarë, prej të cilëve mbi 18 milionë janë katolikë. Kisha lokale në Indi është posaçërisht e angazhuar në fushën e edukimit e të asistencës të të varfërve, posaçërisht dalìt. Mjerisht, me gjithë gatishmërinë për dialogun ndërfetar, pakica katolike në Indi shpesh herë është objekt diskriminimi e në shënjestër të akteve të dhunshme, siç ndodhi në shkallëzimin e dhunës në Shtetin e Orisës, më 2008. Po Kisha katolike vazhdon misionin e saj në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim e pa refuzim, si dhe insiston në fushën e vështirë e njëkohësisht të domosdoshme të dialogut ndërfetar.
Sipas kardinalit Oswald Gracias, kryeipeshkëv i Bombeit e president i Konferencës Ipeshkvnore të Indisë, pohon se “India e Kisha mund t’i ofrojnë botës shumëçka duke u nisur nga feja e thellë e popullit indian. India është një Vend që po bënë përparime të mëdha ekonomike e ky fakt nuk e prek apo dëmton elementin e rëndësishëm fetare. Ne indianët mund ti themi botës se njerëz të feve të ndryshme mund të jetojnë së bashku në paqe, në dashuri, në harmoni e në mirëkuptim të anasjelltë, të gjithë në kërkim të Zotit. Jemi një familje e madhe: fqinjët e mi mysliman janë e indù. Ne mund të dëshmojmë se si persona që u përkasin feve të ndryshme, mund të jetojnë së bashku”.







All the contents on this site are copyrighted ©.