2011-03-21 16:23:49

Libi: OKB, Këshilli i Sigurimit do të mblidhet në ora 20


Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mblidhet sot në ora 15.00 të Nju Jorkut (20 evropiane) për të diskutuar për situatën në Libi. “Do të diskutohen zhvillimet e fundit”, pohuan për agjenci të lajmeve diplomatë që do të marrin pjesë në mbledhjen e të Pesëmbëdhjetëve.
Qeveria e Tripolit, përmes ministrit të Jashtëm Musa Kusa, pat kërkuar që Këshilli i Sigurimit të mblidhet me urgjencë. Mirëpo, zyrtarisht, kërkesa e mbledhjes së sotme ka ardhur nga Rusia, edhe për arsye se nuk është e qartë se kush do të përfaqëson Libinë në Pallatin e Qelqtë, meqenëse i tërë delegacioni është rebeluar ndaj liderit Gedafi. Koloneli pat kërkuar emërimin e një delegati të ri, Ali Treki, i cili ende nuk ka paraqitur Letrat kredenciale pranë Pallatit të Qelqtë e as nuk ka arritur në SHBA-së. Kështu delegacioni i Libisë vazhdon të drejtohet nga Abduharram Shalgam, ish ministër i Jashtëm e ish ambasador i Libisë në Itali, i cili i ka kthye shpinën Gedafit.







All the contents on this site are copyrighted ©.