2011-03-19 12:59:30

Papa: njeriu i drejtë jeton sipas ligjit Ungjillor


“I drejtë është ai njeri që është i zhytur në Fjalën e Zotit, që jeton në Fjalën e Zotit, që jeton ligjin jo si peshë por si gëzim, që jeton Ligjin si Ungjill”. Kështu tha Papa Benedikti XVI duke komentuar figurën e shën Jozefit, Rojtarit të Shëlbuesit, që u paraqit nga atë Fransua-Mari Létel në meditimin e fundit të ushtrimeve shpirtërore për Papën e Kurien Romake që përfunduan sot.
Provania Hyjnore, vërejti Papa Jozef Racinger deshi që Ushtrimet Shpirtërore për Krezhmët sot të përfundojnë në ditën emrit të tij kushtuar shën Jozefit “një Shenjt i përvujtë, punëtor i thjeshtë që qe thirrur të ishte Rojtar i Shëlbuesit”.
Shën Mateu e përshkruan shën Jozefin me një fjalë: “ishte i drejtë”. Shën Jozefi, vijoi Papa, “qe zhytur në Fjalën e Zotit të shkruar, transmetuar në urtinë e popullit të vet”. E pikërisht kështu “qe përgatitur e thirrur për të njohur Fjalën e Mishëruar”, Jezu Krishtin. Ky, shtoi Ati i Shenjtë, “mbetet, misioni i tij, për gjithmonë: mbrojtja e Kishës së Shenjtë, Zoti ynë”.
“Në këto momente – përfundoi Papa – mbështetemi në mbrojtjen e tij; e të lutemi që të na ndihmojë në shërbimin tonë të përvujtë; të shkojmë përpara me guxim nën këtë mbrojtje. Jemi mirënjohës të gjithë shenjtorëve, i lutemi Zotit që ta bëjë të përvujtë edhe ne në shërbimin tonë e kështu shenjtë në shoqërinë e shenjtërve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.