2011-03-18 18:16:56

Kryqi në shkollë: Gjykata e Strasburgut e shpall të pafajshme Italinë


Italia ka fituar betejën e saj në Strasburg: Dhoma e Madhe e Gjyqit evropian për të drejtat e njeriut e ka shpallur Italinë të pafajshme nga akuza e shkeljes së të drejtave të njeriut për ekspozimin e Kryqit në klasat shkollore.
Vendimi i Gjykatës është miratuar me 15 vota në favor e dy kundër. Gjykatësit kanë pranuar tezën në bazë të cilës nuk ekzistojnë elemente që provojnë ndikimet eventuale te nxënësit nga ekspozimi i Kryqit në klasat shkollore.
Nuk është kompetenca e Gjyqit evropian për të drejtat njerëzore të marr qëndrim në një debat, siç është ai mbi vlerën e simbolit që përfaqësohet nga Kryqi, që është ende i hapur brenda institucioneve juridike kombëtare brenda nje Vendi. Kështu u shpreh mes tjerash Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në vendimin e gjyqit qe u shpall sot rreth çështjes së Kryqit përmes të cilit vendim Italia u fshajësua nga akuzat bërë nga një mjek italian i Abano Terme, Massimo Albertin, e gruaja e tij finlandeze, Solile Lautsi. Këta e filluan luftën e tyre kundër Kryqit në shkollën që frekuentonte djali, me pretendimin të edukonin djalin sipas ndërgjegjes e kështu kërkuan nga shkolla të hiqte simbolin e Kryqit, pasi që, sipas tyre, mund të ndikonte negativisht te edukimi i të biri.
Sipas italianëve, Kryqi është shenjë jo vetëm shpirtërore e fetare, por edhe simbol qytetërimi e pjesë e historisë dhe e identitetit popullor në Itali e në Evropë.
Sipas Gjykatës evropiane, obligimi i pranisë së Kryqit në klasat shkollore “nuk mund të konsiderohet indoktrinim nga ana e Shtetit”. Ky është motivi kryesor me të cilin Gjykata për të drejtat e njeriut e Strasburgut e ndryshoi sentencën e shkallës së parë dhe shpalli Italinë të pafajshme nga akuza e shkeljes të të drejtave të prindërve për edukimin e fëmijëve sipas ndërgjegjes.
Per gjykatësit e Strasburgut “efektet e vizibilitetit të madh që prania e Kryqit ka për krishterimin në mjediset shkollore, duhet të rishikohen, duke pasur para sysh se ky fakt nuk lidhet e nuk është obligim i mësimit të krishterimit”







All the contents on this site are copyrighted ©.