2011-03-18 16:40:48

Imzot Velio në Aman: Kisha të ngrejë zërin në mbrojtje të refugjatëve!


Kryetari i Këshillit Papnor për baritorinë e emigrantëve dhe endacakëve, imzot Antonio Maria Velio, ndodhet në Aman të Jordanisë, për një vizitë kushtuar problemeve të emigracionit. Gjatë vizitës, po takohet me përfaqësues të autoriteteve civile e fetare, me ambasadorë e përfaqësues të Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjtët, me disa organizata jo qeveritare, të impenjuara në asistencën e refugjatëve, si Shërbimi i Jezuitëve për Refugjatët dhe Karitasi. Do të bisedojë edhe me disa familje refugjatësh nga Iraku dhe nga bashkësitë famullitare irakiane. Jordania, që ka rreth gjashtë milionë banorë, strehon sot më se 500 mijë refugjatë irakianë si dhe 300 mijë punëtorë emigrantë.
Sot pasdite prelati u takua me përfaqësuesit e Organizatave katolike, të cilëve u drejtoi një fjalim kushtuar punën baritore në gjirin e refugjatëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.