2011-03-17 11:37:26

Kisha ungjillore gjermane e shikon shtegtimin e Benediktit XVI si hap pozitiv për ekumenizmin.


Kisha ungjillore gjermane: udhëtimi i Benediktit XVI është pozitiv për ekumenizmin.
Kryetari i Këshillit të Kishës ungjillore gjermane (Edk) Nikolaus Shnajder, uron të krijohet atmosfera e përshtatshme për shkëmbimin ekumenik pozitiv me rastin e vizitës së ardhshme të Papës Racinger në Gjermani (22-25 shtator).
Shnajder shpreh kënaqësinë e tij për Letrën, në të cilën Benedikti XVI uron e kërkon “më shumë theksim ekumenik” për vizitën e tij të ardhshme. Shnajder e shikon letrën e Papës “si shenjë pozitive”, e shprehet plot me besim se gjatë vizitës në Gjermani do të ketë një shkëmbim pozitiv dhe të frytshëm të mendimeve në fushën e dialogut ekumenik . Kujtojmë se aspektet kryesore të programit të udhëtimit të Papës janë shqyrtuar nga ipeshkvijtë katolikë të Gjermanisë në asamblenë e tyre plenare që u mbajt këtë javë në Paderborn nga e hëna më 14 deri sot më 17 mars.







All the contents on this site are copyrighted ©.