2011-03-16 17:07:49

Patriku Bartolomeu I: thirrje shteteve për rrezikun e energjisë bërthamore.


(16.03.2011 RV)Thirrje e fuqishme e Patrikut ekumenik të Kostandinopojës, Bartolomeu I, drejtuar shteteve, për t’u kërkuar ta rishikojnë politikën e tyre në favor të energjisë bërthamore. Përmbahet në mesazhin, përhapur nga agjensia greke “amen.gr”, shkruar nga Patriku pas tërmetit në Japoni dhe shpërthimit të centralit bërthamor në Fukushima.
Patriku, gjithnjë në mbrojtje të vlerave të gjithësisë e pionier i nismave ndërkombëtare për mbrojtjen e ambientit, shkruan kështu në mesazh: “Nga të katër anët e botës lartohen lutje për të humburit, por edhe për ata, që vijojnë të jenë në rrezik të madh, për shkak të shpërthimeve pas tërmetit. Për fat të keq, shpërthimi i centralit bërthamor të Fukushimës, pasojë tragjike e tërmetit, që tundi tokë e det, e bën edhe më të tmerrshëm ankthin. Madje, e përhap në mbarë botën, duke u nisur nga Japonia. Me gjithë respektin për shkencën – shkruan Patriku – ne propozojmë, në vend të energjisë bërthamore, kaq të rrezikshme për mbijetesën e njerëzimit, forma të tjera të energjisë së gjelbër, që nuk shkaktojnë dëme, respektojnë si ambientin, ashtu edhe njeriun, duke iu përgjigjur plotësisht nevojave të jetesës. Krijuesi na dhuroi diellin, ajrin, valët e detit e të oqeaneve, duke na dhënë edhe mundësinë t’i pëdorim, pa rrezik, për prodhimin e energjive. Prandaj nuk mund të mos pyesim; pse t’ia hyjmë një aventure kaq të rrezikshme, siç është energjia bërthamore? Prej këndej, thirrja që shtetet ta rishikojnë politikën e tyre në favor të kësaj energjie, që jep shumë dritë, por që papritmas mund të shndërrohet në burim ankthi e vdekjeje për mbarë njerëzimin.








All the contents on this site are copyrighted ©.