2011-03-16 15:01:31

Japonia vazhdon të tronditet nga kriza bërthamore


Një zjarr i ri shpërtheu sot në mëngjes (në ora 5.45 të Japonisë) në reaktorin 4 të centrales bërthamore në Fushima Daiichi, bëri të ditur Tepco. Që dje, pak pas orës nëntë të mëngjesit, është dukur flaka, sipas çdo gjase shkaktuar nga hidrogjeni, në përkim me vet reaktorin. Firma që administron centralen bërthamore saktësoi se pas gjysmë ore, sot, flaka nuk shihej më, e po konsideronin mundësinë e stërpikjes me ujë nga helikopterët, që patën mundësi të fluturonin për shkak të rrezatimit të lartë radioaktiv, acidit borik.
Për këtë nuk u realizua misioni i helikopterëve me shkarkim e ujit mbi reaktorin numër tre të impiantit bërthamor të Fukushimës për shkak të nivelit të lartë të radioaktivitetit që ekzistonte në afërsi të centralit. Kështu njoftuan burime të ministrisë së mbrojtjes japoneze, të cituara nga tv NHK, duke pohuar se helikopterët janë në pritje të fillimit të misionit të derdhjes së ujit mbi reaktorë sapo të krijohen kushtet. Kafazi i reaktorit prej cementit duket se është dëmtuar pas dridhjes nga tërmetit e tani ekziston frika e daljes së avullit radioaktiv. Televizioni japonez ka transmetuar pamje të një helikopteri CH-47 gjatë misionit në Fukushima duke fluturuar mbi central e duke shkarkuar ujë nga distanca.
Kontenitori i reaktorit n. 3 i centrales së Fukushimës mund të jetë dëmtuar. Për këtë njoftoi zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yukio Edano, i cituar nga agjencia Kyodo, duke ripohuar edhe për dalje të avullit radioaktiv nga kjo central.
Situata pra mbetet kritike situata në centralin bërthamor të Fukushimës, e flitet për një katastrofë të mundshme atomike, me tre shpërthime dhe zjarre në reaktorët 2 dhe 4. Pas vënies nën kontroll të zjarrit në reaktorin 4, është parë të dilte një re avulli apo tymi nga reaktori nr 3. Zëdhënësi i qeverisë japoneze bëri të ditur në një konferencë shtypi për tërheqjen e përkohshme të punëtorëve nga impianti bërthamor për shkak të rrezikut të radioaktivitetit. Ndërkohë, në brigjet lindore të vendit ka pasur një tjetër lëkundje të fortë nga tërmeti.
Perandori i Japonisë, Akihito, i drejtoi një mesazh kombit duke shpreh
trishtimin dhe shqetësimin tij për krizën e madhe në centralët bërthamore të Fukushimës," për tërmetin dhe cunamin e së premtes së kaluar, me shpresën që të jetë "shpëtuar numri më i madh i mundshëm i njerëzve". "Ndiej trishtim të madh për viktimat e tërmetit dhe cunamit, nuk dihet se sa janë në numër, por shpresoj që të shpëtohen sa më shumë", tha Akihito duke shtuar se “lutët për sigurinë e shumë personave” ."Tashmë, problemi kryesor është centrali bërthamor dhe shpresoj që kjo të zgjidhet. Operacionet e shpëtimit vijojnë pavarësisht kushteve. Mungon ushqimi dhe karburanti dhe të gjithë janë në gjendje emergjence", ka shtuar perandori. "Lutem për ta dhe për daljen nga kjo katastrofë, jam i prekur nga vendosmëria për të rezistuar. Falënderoj të huajt, qytetarët japonezë dhe gjithë ata që vijojnë të punojnë në operacionet e shpëtimit. Na kanë ardhur mesazhe nga e gjithë bota: duhet shpresuar gjithmonë", tha Akihito.







All the contents on this site are copyrighted ©.