2011-03-16 16:29:02

Japoni: situata në Fukushima nuk stabilizohet.ë dhënat e fundit thonë se janë 4277 të vdekur e 8194 të zhdukur.


. Japonia vazhdon të tronditet nga kriza bërthamore: në centralin e Fukushimës situata nuk stabilizohet akoma, skuadra të ngarkuara me detyrën e sigurisë së centralit bërthamore janë në punë me gjithë rrezikun e madh që ekziston për shëndetin, për riparuar dëmet. Shpërthimet e reja vazhdojnë të ushqejnë retë radioaktive që shpërndahet në ajër. Sot shpërtheu një zjarr i ri, i katërti që kur impianti bërthamor është dëmtuar rëndë nga dridhja e tërmetit dhe cunamit. Qeveria japoneze ka njoftuar se mbi 30 km nga centrali bërthamore nuk ka “rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin”. Mirëpo nivelet e radioaktivitetit janë të larta, përveç në Fukushima, edhe në Tokia, 230 km larg nga centrali, ku niveli i vlerës normale është tejkaluar dhjetë herë. Shqetësojnë edhe parashikimet meteorologjike. Erërat pritet të frynë së shpejti pikërisht drejt kryeqytetit, ku aglomerati urban numëron mbi 30 milionë banorë. Perandori Akihito, në një mesazh transmetuar në televizion, tha se është “thellësisht i shqetësuar”. Për t’i shpëtuar rrezikut të një katastrofe edhe më të rëndë, qeveria japoneze ka kërkuar ndihmën e ushtrisë amerikane e kështu tri anija ushtarake amerikane janë në lundrim drejtim të brigjeve lindore të Japonisë.
Mirëpo nuk është vetëm emergjenca bërthamore që frikëson e shqetëson popullsinë: regjistrohen akoma dridhje të reja të fuqishme të tokës, posaçërisht, në zonën jug dhe lindje të Tokios. Në qytet, ka filluar të ndjehet mungesa e ushqimit, e ujit dhe sendeve më të nevojshme. Në ketë skenar, derisa informacionet që japin mjetet lokale të komunikimit kalojnë nga deklarata sigurimi e qetësimit, në ato alarmuese, ndërkohë që çdo orë rëndohet edhe bilanci i dëmeve. Sipas të dhënave akoma të përkohshme të departamentit të policisë, të vdekurit e të zhdukurit janë së paku 12 mijë vetë. Të dhënat e fundit thonë se janë 4277 të vdekur e 8194 të zhdukur. Ndër të vdekur – referon Karitasi Japonez – ka edhe shumë besimtarë të krishterë. Numri më i madh i viktimave është provokuar nga cunami që pasoj tërmetin e fuqishëm me mangitudë 8.9 të shkallës Rihter. Të gjithë ekspertët pohojnë se një tërmeti i këtillë nuk mund të parashikohej, por thuhet se është nënvlerësuar rreziku i një katastrofe bërthamore.







All the contents on this site are copyrighted ©.