Koha liturgjik e Krezhmëve është kohë e përgatitjes sonë shpirtërore për kremtimin
e mistereve themelore të fesë së krishterë: mundimeve, kryqëzimit e Ngjalljes së Jezu
Krishtit. Kjo kohë na tregon para se gjithash kthesën e zemrës tek Zoti, që do të
thotë pajtimin me Hyjin dhe të afërmin tonë. E kjo mund të realizohet nëse arrijmë
të bëjmë ndryshimin dhe përtëritjen tonë të brendshme me hirin e Zotit. Kisha
na kujton se gjatë Krezhmëve kemi dyzetë ditë kohë për të thelluar marrëdhënien e
përvojën shpirtërore me Jezusin e këtë mund ta arrijmë përmes veprave të dashurisë,
të bamirësisë së krishterë, duke u lutur, agjëruar e dhënë lëmoshë. Këto praktika
të krishtera ndihmojnë pastrimin shpirtëror të njeriut, çhelmimin e tij nga mëkati
dhe nga e keqja, çlirimin nga skllavëria e vetvetes, dhe e bëjnë më të vëmendshëm
në dëgjimin e zërit të Zotit e në shërbimin e vëllezërve. Të dëgjojmë si kanë filluar
Krezhmët në dioqezën e Sapës, nge Vau Dejës të ndjekim shërbimin e Violta Marashit........