Në Libi revolta drejt shuarjes, forcat e Gedafi drejt Bengazit
Derisa bashkësia ndërkombëtare vazhdon diskutimet – pas mbledhjes së shtunës Ligja
arabe në Kajro e të krerëve të diplomacisë së BE-së në Budapest e sot në Paris do
të takohen ministrat e Jashtëm të G8 – forcat e armatosura të Gedfit kanë rimarrë
Al Zawiyahun në perëndim të Tripolit, duke kontrolluar sërish burimet e naftës, ka
rrethuar Misuratën e tani marshon drejt Bengazit. Kështu revolta në Libi po shkon
drejt perëndimit e shuarjes. Bashkimi Evropian shikon drejt Këshillit të Sigurimit
të Kombeve të Bashkuara për një nismë ndaj Libisë. Kështu, nga Kajro, përfaqësuesja
e Lartë për politikën e jashtme e sigurinë e Bashkimit Evropian, Ashton, pohoi: “Këshilli
evropian ka thënë shumë qartë se jemi duke bërë plane për të gjitha opsionet, mirëpo
presim kornizën ligjore, që duhet të vijè nga Këshilli i sigurimit”. Ashton pat bashkëbisedime
me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe, Amr Moussa, pas kërkesës për një zonë
ndalim – fluturimeve mbi qiejt e Libisë, bërë nga 22 anëtarët e Lidhjes.