2011-03-13 10:27:48

Tërmeti në Japoni: mbi 10.000 të vdekur, frikë nga shhpërthimet bërthamore


Qeveria japoneze flet për rreziqe të mundshme berthamore, në reaktorët 1 e 3 të centrales Fukushina n.1, në brigjet verilindore të Japonisë, goditur të premten e kaluar nga tërmeti e tsunami.
Ndërkohë vazhdon të rritet numri i viktimave: janë mbi 10.000 te vdekur, të cilëve duhet shtuar 400 të vdekur të tjerë që janë gjetur nga ushtria në limanin eRikuzentakata (veri-lindje) e mbi 200 kufoma të gjetura në lokalitetin bregdetar të Higashimatsushima, në periferi të Miyagit. Janë gjetur katër trenat e humbur: të gjithë udhëtarët e këtyre trenave kanë shpëtuar.
Tekniket Japonezë po luftojnë sot për të ulur presionin në një reaktor tjetër bërthamor të dëmtuar pas tërmetit qe shkaktoi një cunami katastrofal ditën e premte, më 11 mars. Zyrtare thanë se reaktori N 3 humbi sistemin emergjent të ftohjes, një problem i ngjashëm shkaktoi shpërthimin e reaktorit një ditën e shtunë. Ndërkohë më tepër se 10 000 persona mund të kenë vdekur gjatë tërmetit dhe cunamit që shkatërroi prefekturën Miyagi, më e afërta me epiqendrën, njoftoi sot shefi i policisë lokale, i cituar nga televizioni publik NHK.







All the contents on this site are copyrighted ©.