Më 13 mars kalendari Kishtar përkujton Shën Kristinën e Shën Sabinin, Martirë.
(13.03.2011 RV)Më 13 mars kalendari Kishtar përkujton festën liturgjike të Shën Kristinës,
martire e kohëve të para të krishterimit. Të dhënat për jetën dhe martirizimin e saj
humbasin në mjegullën e kohëve. Për të dihet vetëm se jetoi rreth viteve 559 në Persi,
ku derdhi gjakun për Krishtin. U rrah për vdekje me shkopinj, duke fituar kështu kurorën
e martires, nën mbretërinë e Kosroes I të Persisë. Edhe për jetën e martirizimin
e Shën Sabinit, festa liturgjike e të cilit bie po sot, kemi pak të dhëna. Dimë se
jetoi në Egjipt rreth viteve 287, se vuajti shumë për shkak të fesë në Krishtin, se
u torturua gjatë e se, më në fund u flak në një lum, ku edhe gjeti vdekjen.