2011-03-13 10:06:58

Japoni: Papa thellёsisht i prekur nga tragjedia, i lutёt Zotit pёr viktima


Papa lutët për viktimat e tërmetit e shpreh “trishtimin e tij tё thellë” për tsunamin qё ka goditur Japoninë, kështu shkruan nё njё telegram ngushëllimi kardinali sekretar i Shtetit tё Vatikanit dёrguar dёrguar nё emër tё Papës presidentit tё Konferencës Ipeshkvnore Katolike japoneze.
“Thellësisht i prekur – shkruan – për efektet e papritura dhe tragjike tё tёrmetit e tё tsunamit qё ka pёrshfirё rajonin e brigjeve lindore tё Japonisё, Shenjtёria e Tij Benedikti XVI nё kёto momente tё vështira siguron afёrsinё e tij me tё gjitha ata qё janё goditur nga kjo fatёkeqёsi. Ati i Shenjtё Racinger i lutёt Zotit pёr tё gjithё tё ata qё kanё vdekur, e kërkon bekimi hyjnor për t’u dhёnё fuqi e ngushёllim familjeve e miqёve qё janё nё zi. Ati i Shenjtё shpreh solidaritetin e tij me gjithё ata qё janё duke ndihmuar, ngushëlluar e mbёshtetur viktimat e kësaj tragjedie”.







All the contents on this site are copyrighted ©.