2011-03-11 13:47:32

Presidenti francez i kërkon Evropës njohjen e opozitës libiane


U mblodh sot në Bruksel Këshilli i jashtëzakonshëm evropian për krizën libiane. Sapo mbërriti, presidenti francez Nikolas Sarkozì kërkoi që edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian ta njohin Këshillin Kombëtar të Tranzicionit, i cili është krijuar në Bengazi nga opozitorët e liderit të Libisë, Muhamar Gedafi. Franca e njohu atë dje.
Duke folur me gazetarët, Sarkozì theksoi: “para ndryshimeve historike të botës arabe duhet ta kuptojmë se demokracia nuk është e drejtë vetëm e popujve evropianë. Për këtë, duhet theksuar se kolonel Gedafi duhet të largohet menjëherë nga pushteti e duhet njohur opozita e regjimit të tij, për të mos rrezikuar të përfundojmë në një gjendje të tipit të Somalisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.