2011-03-11 14:37:32

Në Japoni tërmeti shkakton 300 të vdekur e 89 të zhdukur. Shqetësime për centralet bërthamore


Keqësohet çdo çast bilanci i tsumatit që provokoi tërmetin me magnitutë 8.9 të shkallës Rihter që goditi sot Japoninë verilindore, përshirë edhe Tokion: sipas të dhënave numri i viktimave është mbi 300 e madje thuhet se shkon edhe deri në 400, e 89 të zhdukur.

Ndërsa sipas mjetev japoneze të informacionit, tërmeti ka shkaktuar 89 të vdekur e 349 të zhdukur në tërë Japoninë. Tërmet i fuqishëm që goditi gjatë mëngjesit pjesën verilindore të Japonisë e posaçërisht provincën e Miyagit, ka bërë edhe dëme të mëdha materiale. Katër stacione atomike në brigjet lindore të Honshu janë mbyllur për shkak të tërmetit me 8.9 ballë, pohoi agjencia bërthamore e OKB-së.
Kujtojmë se tërmeti goditi në orën 6:46 me orën evropiane dhe është pasuar nga një seri tërmetesh të tjerë të vegjël. Epiqendra e tij ishte 373 kilometra larg Tokios, por banorët i ndjenë lëkundjet e fuqishme. Tërmeti plasariti ndërtesa e rrëzoi makinat nga ujëra. Pjesë të dallgës së tsunamit vërshuan si llavë në tokat e mbjella, duke futur në to varka dhe duke vënë përpara shtëpi e kamionë.
Në Tokio turma njerëzish u mblodhën nëpër rrugë dhe u përpoqën të lidheshin me të afërmit përmes telefonit. Gjithashtu, tërmeti i shoqëruar nga tsunami ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë në pothuajse 4 milionë shtëpi në Tokio dhe në zonat përreth.

Televizionet japoneze treguan se si pas tërmetit me magnitudë 8,8.makina dhe anije kishin përfunduar në mes të qyteteve nën ujë në provincën e Miyagit e të Fukujamës.
Zyrtarët japonezë lajmërojnë për mundësinë që një valë e lartë gjashtë metra të godasë bregun në orët e ardhshme. Nuk ka ende njoftime për viktima, por dëmet materiale janë të mëdha.
Ushtria është dërguar në terren për t’i ndihmuar rajonet e goditura nga tërmeti, ndërsa bilanci i viktimave pritet të pësojë rritje.







All the contents on this site are copyrighted ©.