2011-03-11 13:47:15

Në Egjipt, të krishterë e myslimanë manifestojnë së bashku


(11.03.2011 RV)Qindra egjiptianë, të krishterë koptë e myslimanë, me kryqe e kopje të Kuranit në duar, u mblodhën sot në sheshin Tahrir të Kajros, simbol i protestave që rrëzuan nga pushteti presidentin Mubarak, për t’u shprehur solidaritetin viktimave të ndeshjeve ndërfetare të së martës. Kujtojmë se në lagjen Mokatam të kryeqytetit, ndeshjet ndërmjet të krishterëve e myslimanëve, shkaktuan 10 viktima, shtatë koptë ortodoksë dhe tre myslimanë.
Manifestuesit u lutën së bashku e valëvitën flamuj e parrulla për unitetin ndërmjet feve. Dje, një delegacion koptësh u prit nga Këshilli i Lartë i Forcave të Armatosura, që ka në dorë pushtetin në Egjipt, që nga 11 shkurti, dita e dorëheqjes së presidentit Hosni Mubarak.







All the contents on this site are copyrighted ©.